Teksa sot po mbahet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, të thirrur nga kryetari Enkelejd Alibeaj, demokratët janë ndarë në 3 grupe. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb listën me emrat e deputetëve që kanë bojkotuar mbledhjen e thirrur nga Alibeaj, të cilët nuk njohin as Berishën dhe as kreun e grupit. Në këtë listë bënë pjesë edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Po ashtu është një grup i Rithemelimit, të cilët po ashtu nuk janë të pranishëm, ku bënë pjesë Berisha. Ndërkohë grupi i tretë është ai që njeh Alibeajn si kreun e grupit parlamentar, 21 deputetë, të cilët janë paraqitur në mbledhjen e sotme.

LISTA E DEPUTETËVE QË MUNGOJNË SOT NË MBLEDHJE (As me Alibeajn dhe as me Berishën)

  1. Lulzim Basha
  2. Grida Duma
  3. Agron Gjekmarkaj
  4. Flutura Acka
  5. Alfred Rrushaj
  6. Xhelal Mziu
  7. Helidon Bushati
  8. Greta Bardeli
  9. Bledion Nallbati
  10. Fation Veizaj
  11. Tomor Alizoti
  12. Zef Hila
  13. Ramadan Lika

Ndërkohë, është dhe një tjetër grup që e cilësojnë nul këtë mbledhje.

DEPUTETE, PJESË E GRUPIT TË RITHEMELIMIT
1.Flamur Noka
2.Edi Paloka
3.Tritan Shehu
4.Albana Vokshi
5.Luciano Boçi
6.Edmond Spaho
7.Luan Baçi
8.Agron Shehaj
9.Sorina Koti
10.Oerd Bylykbashi
11.Isuf Cela
12.Bujar Leskaj
13.Belind Kelliçi
14.Sali Berisha
15.Elda Hoti
16.Ina Zhupa
17.Kasem Mahmutaj

Po ashtu, pjesa e tretë është ajo që mbështet Alibeajn, të cilët janë të pranishëm në mbledhje.

DEPUTETET PRO ALIBEAJT, TË PRANISHËM NË MBLEDHJEN E GRUPIT
1. Kastriot Piroli
2. Orjola Pampuri
3. Jorida Tabaku
4. Dhurata Çupi
5. Merita Bakiu
6. Lindita Metaliaj
7. Emilja Koliqi
8. Seladin Jakupllari
9. Dashnor Sula
10. Zheni Gjergji
11. Eralda Tase Bano
12. Saimir Korreshi
13. Ervin Salianji
14. Kreshnik Çollaku
15. Enkelejd Alibeaj
16. Ferdinant Xhaferraj
17. Arbi Agalliu
18. Gazment Bardhi
19. Lefter Gështenja
20.Flamur Hoxha
21.Andia Ulliri
22. Ilda Dhori

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: