Mark Almond, profesor i njohur në Universitetin e Oxfordit për histori bashkëkohore, ka komentuar përmes një statusi në facebook lidhur me krizën politike në Shqipëri. Në statusin e tij, ndërsa ndan një shkrim të mediave ndërkombëtare, lidhur me situatën politike në vendin tonë, dhe thirrjet e Presidentit Ilir Meta për tubimin e 2 marsit, profesor Almond thotë se kriza politike po nxehet në Shqipëri.

“Kriza politike e Shqipërisë po nxehet. Presidenti #Meta po bën thirrje për protesta në 2 Mars kundër Kryeministrit #EdiRama. Rama doli në pah gjatë protestave “anti-korrupsion” të vitit 1997. Tani qeveria e tij shihet si një regjim narko-mafioz, por kandidat për BE.”- shkruan Almond.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: