Mbretëria e Bashkuar ka evakuuar të paktën 536 persona deri më tani nga Sudani.

Ndërkohë qeveria është përballur me kritika të shumta pas situatës së tensionuar në vend.

Sipas zyrtarëve më shumë se 2 mijë shtetas britanikë në Sudan janë në pritje për tu larguar nga vendi.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe Kina ka vendosur marinën e saj për të shpëtuar qytetarët nga Sudani i goditur tashmë nga konflikti.

Kina ka theksuar se është partneri më i madh tregtar i Sudanit, me më shumë se 130 kompani që investojnë atje që nga mesi i vitit 2022.

Ndërkohë rreth 800 qytetarë kinezë do të evakuohen nga Sudani me rrugë detare nga 25-27 prill, tha të mërkurën zëdhënësi i ministrisë së jashtme Mao Ning.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: