PARIS-Kryeministri i Tunizisë, Habib Essid, vendi i së cilit po përballet me një valë trazirash të shkaktuara nga një situatë sociale dhe ekonomike mjaft e vështirë, u shpreh se situata nuk mund të merrte një zgjidhje të menjëhershme me një të rënë të “shkopit magjik”, duke sqaruar se demokracia në vend ishte e “pakthyeshme”.

“Nuk kemi mundësi të punësojmë të gjithë në të njëjtën kohë. Ka prioritete, masa urgjente që duhen marrë, por krijimi i vendeve të reja të punës kërkon përpjekje të jashtëzakonshme”, deklaroi Essid për stacionin televiziv “France 24”. Pesë vite pas revolucionit tunizian, i motivuar masivisht nga shkaqe ekonomike dhe sociale, kundërshtime kundër papunësisë dhe përjashtimit të rinisjes së protestave, shpeshherë të shënuara nga konfrontime me policinë, të cilat tronditën disa qytete tuniziane.

Trazirat nisën në Kasserine (qendër), pas vdekjes një javë më parë të një personi 28 vjeçar, i papunë, i cili u godit nga një shkëndijë elektrike duke u ngjitur mbi një shtyllë të tensionit të lartë, ndërsa po protestonte me disa të tjerë kundër heqjes nga lista e të punësuarve në shërbimin civil.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: