Udhëheqësit e BE do të takohen ballë për ballë për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit që kanë përfshirë Ukrainën dhe Rusinë.

Menjëherë pas njohjes së rajoneve separatiste pro-ruse, BE e SHBA kanë ndërmarrë sanksione ndaj Rusisë.

“Në kuadër të përshkallëzimit të kësaj situate, Samiti i jashtëzakonshëm me liderët e Bashkimit Europian do të zhvillohet për të diskutuar për krizën në Ukrainë, bëri me dije presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

“Përdorimi i forcës dhe detyrimet për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shek. 21. Është e rëndësishme të vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe të vendosur dhe të përcaktojmë së bashku me qasjen tonë kolektiv . Ju ftoj në një këshill të jashtëzakonshëm më 24 shkurt i cili do të zhvillohet në Bruksel në orën 20:00”, ka shtuar më tej Michel, ndërsa falënderoi të gjitha shtetet për unitetin e treguar .

Michell

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: