Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm virtual të NATO-s.

Në Samit do të diskutohet për situatën e sigurisë në Ukrainë.

Udhëheqësit e NATO-s pritet të dënojnë edhe njëherë me forcë pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe të marrin vendime konkrete për veprimet e mëtejshme të Aleancës.

Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pas takimit do të mbajë konferencë për shtyp nga selia e Aleancës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb