Kombet e Bashkuara kanë thënë të enjten se të paktën 2.3 milionë persona kanë ikur nga kriza ekonomike dhe ajo politike e Venezuelës nga viti 2015, duke paralajmëruar se kapaciteti i shteteve që kanë mirëpritur këta persona tani është zvogëluar shumë.

Agjencitë e OKB-së për refugjatë dhe migrim kanë thënë që më shumë se tre milionë shtetas të Venezuelës tani jetojnë jashtë shtetit.

“Shumica e këtyre personave janë larguar nga viti 2015”, ka thënë zëdhënësi i agjencisë së OKB-së për refugjatë, William Spindler, transmeton AFP.

Spindler ka thënë se bazuar në rezultatet e anketave, personat që kanë ikur kanë numëruar një varg arsyesh për të marrë këtë hap, përfshirë kushtet e rënda ekonomike, pasigurinë, dhunën dhe zvogëlimin e rezervave të ushqimit dhe ilaçeve.

Qeveria e presidentit të këtij shteti, Nicolas Maduro është goditur me një varg sanksionesh për shkak të shtypjes së kritikëve opozitarë dhe atyre të shoqërisë civile.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb