TIRANË

Ministri për Rindërtimit dhe situatën e COVID-19 Arben Ahmetaj deklaroi në një lidhje ‘skype’ në Neës24 se shpreson që ekonomia shqiptarë të arrijë fazën e parakrizës para vitit 2022-2023. Ahmetaj foli dhe për lehtësirat e mëtejshme për shtyrjen me tre muaj të kësteve të kredive si dhe ristrukturime të kredive për bankat e nivelit të dytë.

“Ka ka gati 3 javë që diskuton me guvernatorin. Patjetër që kam dijeni kam qenë prezentë në takime. Rregullorja që ka bërë BSH shkon përtej asaj që lexojnë kryeministri dhe guvernatorit. Nëpërmjet rregullores bankat e nivelit të dytë për sektorë si turizmi të bëjnë ristrukturim afatgjatë. Është lehtësim serioz i përbashkët i qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë, pas diskutimit të tyre në detaje kanë arritur në konkluzion. Pas diskutimeve 3 javore në harmoni është rënë dakord të avancojë ky urdhër dhe ky lehtësim për sipërmarrjen.

Ne kemi ndjekur dinamikën. Po ti rikthehemi gjithë daljeve i jemi referuar fjalës do shohim dinamikën, tani jemi tek ringritja, tek plani i ringritjes ekonomike që po harton qeveria. Në 2 muaj plani do fillojë gradualisht të ndahet. Do dojë kohën e vet për tu kalibruar. Do jetë një plan afatmesëm i detajuar për të arritur konvergjencën e parakrizës sa më shpejt të jetë e mundur. Vendet e tjera e kanë parashikuar nga viti 2022. Unë besoj dhe shpresoj që me atë paketë reformash, aksionesh dhe investimesh publike apo private mund të arrijmë konvergjencën para 2022-2023. Rindërtimi do jetë një furnizim me karburant për ekonominë shqiptare. Rindërtimi do jetë në terren”, deklaroi Ahmetaj.

Sa i përket rindërtimit në zonat e goditura nga tërmeti, Ahmetaj tha se të gjitha zonat janë në vëmendjen e qeverisë.

“Është menduar për zonën Sukthit, për Thumanën, Shijakut, Tiranës, Kavajës, Rrogozhinës. Javës që vjen përtej pastrimit të zonave në Shijak do kemi dhe shpërndarjen e grantit. Jemi duke menduar me detaje, gjithë premtimet që ka dhënë km do mbahen në milimetër”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb