Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Luarasi, Mateo Spaho duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” ka bërë apel që për turizmin vendas shqiptar duhet të bëhet çdo gjë e mundur dhe të merren të gjitha masat mbrojtëse.

Spaho thotë se nuk duhet të vijë 1 charter në ditë në Shqipëri, por 100 nëse është e mundur pasi sezoni veror ka ardhur dhe Shqipëria rrezikon shumë këtë vit.

Po ashtu ai thotë se Shqipëria duhet të krahasohet me Maqedoninë e Veriut e cila i jep nga 100 euro qytetarëve nëse kalojnë pushimet brenda vendit, që do të thotë se një familje me 4 anëtarë merr 400 euro.

 

”Duhet të krahasohemi me vendet në Rajon. U fol për Maqedoninë e cila ka aprovuar paketën e tretë. Ka shumë pika, por po përmend një. Për të gjitha bizneset bujqësore që eksportojnë ka vënë në dispozicion 50 milionë euro për modernizim që të blejnë makineri apo transformim të produktin bujqësor. Tjetër, nëse e merrnin me 30% ulje karburantin. Sot e marrin me 50%, pra e marrin me 60 lek, kurse Shqipëri e marrin me 150 lekë. Siç është. Këtu rritet presioni nga konkurrenca në treg. Ky problem. Maqedonia e Veriut do të jetë kompetitive, avantazh për vitin tjetër në bujqësi. Me kët çmime Shqipëria produktet bujqësore nuk do jenë konkurrente.

Turizmi. Në paketën e maqedonisë, për çdo anëtar familje jepet 100 euro nëse bëjnë pushimet në vend. Nëse i bëjnë në liqenin e Ohrit, 4 familjarë i jep Maqedonia e Veriut i jep 400 euro.

Reciprociteti. Pse Maqedonia e Veriut ka nënshkruar gjithë ato traktate ndërkombëtare. Maqdonia e Veriut i ka mundësitë në buxhet. Shqipëria ndërkohë i ka sepse ka marrë borxhet. Kemi dhe taksat më të lartë me Maqedoninë e Veriut.

Këtë vit rrezikojmë të marrim gjysmën, afër 1 miliardë euro për ekonominë shqiptare. I bëj dhe një apel që charterat të jenë 100 në ditë, jo 1 në ditë. Duhet të marrim masa në mbrojtje të turizmit. Për turizmin vendas të bëjmë çdo gjë mundshme për ta favorizuar në masë.”- tha Spaho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb