Partizani vijon të përjetoj makthe në këtë fillim sezoni. Të kuqtë nuk e njohin shijen e fitores duke zhgënjyer sërish, këtë herë në një barazim 1-1 përballë Egnatias. Kryeqytetasit e kanë të vështirë të dalin nga kriza e madhe që i ka mbërthyer, e kanë të vështirë të dalin edhe nga zona e ftohtë pasi për titull dhe objektiva madhorë as që bëhet fjalë, kreu për momentin është plot 12 pikë larg. Presioni i madh në shtëpinë e kuqe bën që Alban Hoxha të gabojë në mënyrë fatale që në minutën e 6-të. Xhekson provoi me një goditje nga distanca, kapiteni në pozicion nuk arrin të kontrollojë topin si duhet duke bërë që Egnatia të festojë në “Air Albania”.

Partizani i kthehet në malore kjo sfidë ende pa nisur mirë. Si të mos mjaftojë ky gol i pësuar, Ilir Daja nga tribuna detyrohet të bëjë dy zëvendësime me Gueje dhe Damçevski që largohet nga fusha të dëmtuar.

Të kuqtë rrisin presion në zonën e Egnatias, Filipoviç shërbehet në çdo formë, por ma mundur të jetë i saktë në finalizim, në limitet e pjesës së parë është edhe i pafat teksa portieri Puja grushton në shtyllën pingule goditjen e tij.

Partizani nuk dorëzohet dhe në shtesë, një aksion i bukur sjell golin e shumë kërkuar, me Tedi Carën që në zonë e ka të lehtë të dërgojë topin në rrjetë. Një gol që i jep frymëmarrje për pjesën e dytë. Ashtu siç pritej, kryeqytetasit ishin më insistues në fraksionin, Puja bën heroin në minutën e 62-të duke i mohuar një gol të sigurt Filipoziviç.

Të kuqtë janë dhe me fat teksa një devijim i Belicës bën që topi të përplaset në tranversë. Partizani provoi në çdo formë të dilte me pikë të plota nga kjo sfidë por në fund ky barazim i rri shumë ngushtë duke e ndërlikuar gjithnjë e me shumë këtë sezon të nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Nuk bën më mirë as Teuta.

Kampionët në fuqi ngecin në një barazim 1-1 përballë Kastriotit. Pas një pjesë të parë të mbyllur pa gola, Idi Gruda kaloi bregdetarët në avantazh pas një asisit të mrekullueshëm nga Kallaku.

Kastrioti nuk u dorëzua dhe në minutën e 80-të Mudrazija barazoi shifrat në 1-1 duke i dhuruar krutanëve një pikë të artë në misionin e tyre për të qëndruar mes më të mirëve. Ekipi i Edi Martinit nuk arrin të ruaj hapin e ekipeve kryesuese teksa diferenca me Tiranën shkon në minus 5 pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb