TIRANË- Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në Shqipëri kanë zhvilluar një mbledhje jashtë radhe në zyrat e përfaqësisë së BE-së në Tiranë.

Takimi vjen një ditë pas dështimit të negociatave me opozitën dhe maxhorancën për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në vend. Normalisht ambasadorët e BE-së takohen të mërkurën e parë të çdo muaji por me sa duket kriza dhe problematika aktuale në vend kanë sjellë edhe këtë takim.

makina

Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se diplomatja e BE-së Romana Vlahutin ka njoftuar ambasadorët e vendeve të BE me rezultatet e negociatave të djeshme.

Pas takimit me palët, mbrëmjen e djeshme zv. presidenti i PPE-së, David McAllister, eurodeputetit Knut Fleckenstein dhe ambasadorja e BE-së, Roamana Vlahutin kanë darkuar bashkë në një nga restorantet e Tiranës.

Knut Fleckenstein është shprehur për mediat se nuk do ketë më negociata për zgjidhjen e ngërçit politik.

“Nuk do ketë më negociata. Politikanët do përballen me sfida të mëdha. Njoh shumë vende të Evropës që ju mbështesin”- tha Fleckenstein.

Ndërkohë, McAllister ka thënë se BE mbështet Shqipërinë dhe se politikanët po përballen me sfida të mëdha.

Prej afro 3 muajsh opozita zhvillon protestë në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kërkesë e përsëritur edhe dje në takimet me negociatorët e BE-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb