KORÇË

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se vetëm zgjedhjet e parakohshme mund ta kthejnë situatën politike në normalitet.

Në një takim me strukturat e partisë në qytetin e Korçës, Duka shton se arsimi, ekonomia dhe shumë sektorë të tjerë kërkojnë zgjidhje afatgjatë, por kjo realizohet vetëm nëse  gara elektorale bëhet e drejtë.

Postimi në Facebook:

“Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund ta kthejnë vendin në normalitet; vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’i kthejnë legjitimitetin pushtetit qendror dhe vendor të kapur nga partia-shtet. Ekonomia, siguria, arsimi dhe perspektiva europiane e vendit kërkojnë zgjidhje afatgjata, të cilat mund të burojnë vetëm nga gara e drejtë elektorale dhe vota e lirë dhe e ndershme. Për këtë arsye vijojmë takimet me strukturat e PAA-së, dhe sot, nga qyteti i Pogradecit, dua t’ju them se pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që konfirmon drejtësinë e kauzës sonë, është koha që edhe shqiptarët t’i heqin vizën ‘Rilindjes’!”- shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb