TIRANË

Gazetari Carlo Bollino nga studioja e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 tha se presidenti Ilir Meta me vendimin për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit tregoi se është i njëanshëm duke u bërë palë me opozitën.

Ai foli edhe për përplasjen mes kryeministrit dhe presidentit të vendit, konflikt ky, që sipas Bollinos ka nisur 2 vite më parë. Ai tha se çdo ligji i qeverisë është kontestuar nga presidenti i Republikës.

“Ekziston një përplasje politike shumë e fortë mes kryeministrit dhe presidentit. Kjo është pika kulminante, ndërsa përplasje ka filluar dy vite përpara. Është e vërtetë se Meta ka qenë në qeveri në këto 12 vitet e fundit. Meta nuk është njeri pa pushtet. Meta ka kundërshtuar të gjithë ligjet e kësaj shumice dhe është përplasur me logjikën e kryeministrit, deri në vendimin  e fundit që është i diskutueshëm, që ka arritur në një konflikt mes shumicës dhe opozitës. Ai mbështet njërën palë, me të cilën ka konflikt interesi. Nga pikëpamja politike ka një konflikt shumë të fortë dhe  ka një qasje të njëanshme”- tha Carlo Bollino.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: