TIRANE

E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj pranoi se kriza politike dhe protestat e opozitës ndikojnë që investitorët e huaj të stepen.

Ministrja tha se ka pasur anulime të rezervimeve nga turistët e huaj gjate muajit shkurt në hotelet e bregdetit shqiptar.

Rritja e ekonomike është një proces zinxhir dhe kur veprojmë duhet të kemi parasysh që çfarë jemi duke bërë. Numri i turistëve është rritur vitin e kaluar. Nëse flasim për muajin shkurt, i cili është muaji që bëhen rezervime nga turistet dhe një ditë të shtune shfaqen skena që thuhet në mediat e huaja se nuk ka siguri, atëherë kjo ndikon në anulimin e këtyre rezervimeve. Ka pasur anulime të ketyre rezervimeve.

Samiti i Diasporës tregoi se edhe bashkatdhetarët tanë kanë dëshirë të investojnë në Shqipëri. Investitorët e huaj marrin kohën e  duhur. Niset me njohjen e potencialeve, lehtësite fiskale. Gjithashtu ata shohin infrastrukturën dhe proceset në këtë drejtim janë duke avancuar. Investitorët shohin se si është klima e biznesit”- tha ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: