TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon takimet intensive me përfaqësues të politikës shqiptare dhe me trupën diplomatike. Në këto momente kreu i shtetit po zhvillon takim me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadorin britanik, gjerman dhe atë francez.

Kreu i shtetit ka patur një axhendë të ngjeshur me takime intensive.

Fillimisht ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha që zhvilloi takim me Metën, ndërsa më pas ishte nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Ndërkohë takime ka patur edhe me aleatët e PD-së.

Aleati i PD-së, Dashamir Shehi tha se presidenti Ilir Meta ka gati një dekret të ri për datën e zgjedhjeve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: