Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj nga Saranda përcolli sot një mesazh të LSI-së në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend.

“Mesazhi i ditës së sotme është një shans për të gjithë kështu që edhe zgjedhjet duhet të jenë një shans për të gjithë, duhet të jenë një shans për rininë duhet të jenë një shans për të gjithë shqiptarët, duhet të jetë një shans për të gjitha partitë, duhet të jetë një shans edhe për partitë e opozitës”, – apeloi ministri i LSI.

Dervishaj shtoi gjithashtu se “mesazhi ynë është shumë i qartë zgjedhjet janë një shans për të gjithë dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë të barabartë në mënyrë të lirë në mënyrë të organizuar sipas të gjithë parametrave të nevojshëm demokratik në mënyrë që zgjedhjet e ardhmshme të jenë zgjedhje demokratike të lira dhe tju japin një shans të gjithë shqiptarëve”, – tha ai.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të tokës Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Dervishaj bashkë me të rinjtë e LRI Sarandë, Delvinë e Finiq ka ndërmarrë një aksion pastrimi në Syrin e Kaltër. Të rinjtë pastruan territorin përreth Syrit të Kaltër si edhe u angazhuan në mbjelljen e 5 pemëve të llojit Ligustra.

Ministri Dervishaj mbolli pemën e parë duke i vënë edhe emrin e një Vajze të vogël duke e quajtur pema e Emilit. Ministri tha për mediat se “jemi këtu me të rinjtë e Sarandës, Delvinës, Finiqit e Konispolit për të dhënë mesazhin e kësaj dite një shans për të gjithë, është sllogani ynë. Toka ka nevojë për një shans, mjedisi ka nevojë për një shans, pastërtia ka nevojë për një shans, sepse në fund të ditës shërbimi ndaj komunitetit është qëllimi ynë kryesor dhe ti shërbejmë sa më shumë njerzve, por duhet ti shërbejmë edhe tokës e cila na ushqen”, – tha Dervishaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb