Shefja e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini pritet të vizitojë Shqipërinë në datat 8-9 Maj. Ajo do marrë pjesë në aktivitete në kuadër të Ditës së Europës dhe pritet që gjatë vizitës së saj në Shqipëri të ketë takime me kryeministrin Rama dhe përfaqësues të opozitës.

Mogherini është ftuar dhe nga presidenti Meta të marrë pjesë në punimet e samitit të Brdo-Brijun, ku mblidhen të gjithë presidentët e Ballkanit, për të diskutuar për projektet e përbashkëta dhe ndihma që duan nga BE.

Vizita e Mogherinit përkon me ditën e Europës dhe do të zhvillohet një muaj përpara se Këshilli i Europës të marrë një vendim për hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Vetëm dy ditë më pas, opozita ka paralajmëruar protestën e katërt kombëtare. Nuk dihet ende nëse takimet e Mogherinit me përfaqësues të opozitës do të ndikojnë në ecurinë e dialogut mes palëve politike. Një gjë e tillë mbetet për tu parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb