Presidenti i Republikës së Armenisë, Armen Sarkisian, ka dhënë dorëheqjen pas debateve të vazhdueshme me kryeministrin Nikol Pashinian.

Sarkisian theksoi në deklaratën e tij se motivi kryesor i dorëheqjes së tij është hapësira e pakët që i lejon Kushtetuta funksionit të Presidentit për të ndikuar në vendimmarrje.

“Kam menduar për një kohë të gjatë, kam vendosur të largohem nga posti i presidentit të Republikës së Armenisë duke punuar në mënyrë aktive në 4 vitet e fundit. çështja që mund të ngrihet është se pse presidenti dështoi të ndikojë në ngjarjet politike që çuat në krizën kombëtare.

Arsyeja është e qartë sërish, mungesa e mjeteve të përshtatshme të Kushtetutës. Rrënjët e këtij konflikti fshihen në Ligjin Themeltar aktual”, shkruhet në faqen zyrtare të Presidencës së Armenisë.

Përplasja me Sarkisian dhe kryeministrit Pashinian nisi me shkarkimin e kreut të forcave të armatosura të republikës transkaukaziane.
Në vitin 2015, Armenia votoi pro ndryshimit të sistemit të qeverisjes nga republikë parlamentare në republikë presidenciale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb