MINSK

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë me anë të një deklarate, tha të shtunën se e shikon takimin e mundshëm të opozitares  Sviatlana Tsikhanouskaya me përfaqësues të BE-së si “ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të Bjellorusisë”.

Tsikhanouskaya ka udhëhequr fushatën kundër sundimit 26-vjeçar të Presidentit Alexander Lukashenko në Bjellorusi.

Ministria e jashtme tha se kishte informuar diplomatët evropianë për pikëpamjen e saj.

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan më herët se Tsikhanouskaya pritet të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm evropianë javën e ardhshme.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb