Franca është përfshirë prej ditësh në protesta. Sindikatat për të pestën herë brenda një muaji kanë thirrur qytetarët të bëhen bashkë në demonstrata dhe greva. Në të njëjtën kohë sondazhet konfirmojnë se mbi 60% e francezëve janë kundër propozimit të qeverisë për reformimin e sistemit të pensioneve dhe kanë mbështetur protestat dhe grevën.

Ndërkohë, qeveria franceze pësoi një disfatë të rëndë në Asamblenë Kombëtare të martën, ku 256 deputetë të partive të djathta dhe të majta hodhën poshtë, duke pasur shumicën parlamentare një nen të projektligjit të reformës së pensioneve që i referohej detyrimit të kompanive të mëdha për të pasur një numër minimal të caktuar punëtorësh mbi 55 vjeç, shkruan media greke.

Mediat franceze raportuan se Presidenti Emmanuel Macron, i cili kryesonte sot kabinetin francez, tha se opozita kishte humbur busullën e saj.
Ndërkohë, liderja e ekstremit të djathtë Marie Le Pen se do të paraqiste një mocion fajësimi ndaj qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb