Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio ka bërë një deklaratë të fortë, lidhur me krizën politike të vendit.

Sipas tij rrëzimi i qeverisë nuk është i rastësishëm, sidomos, thekson ai kur erdhi nga dy forca politike që i ‘shkelin’ syrin presidentit rus Vladimir Putin.

“Sa më shpejt të shkoni për të votuar aq më mirë do të jetë. Sa më shpejt të bëhen zgjedhjet aq më e mirë për vendin. Të paktën ne të përpiqemi të shpëtojmë ligjin e buxhetit dhe të shmangim ushtrimin e përkohshëm.”, ka thënë më tej ai.

Kujtojmë se kryeministri italian, Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen.

Kërkesa për dorëheqje

Ndaj Kryetari i parlamentit Roberto Fico e pezulloi seancën deri në orën 12. Vendimi pas votimit të së mërkurës për besimin: Lega, Forza Italia dhe M5s nuk votuan dhe qeveria mori vetëm 95 pro dhe 38 jo për rezolutën e Pier Ferdinando Casini, duke arkëtuar kështu besimin, por pa një shumicë më. Pra, kriza do të çojë në votim të parakohshëm. Kryeministri Mario Draghi mbërriti në Quirinale për të takuar Presidentin e Republikës Sergio Mattarella.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb