Kryetarja e Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Monica Macovei, ka reaguar pas zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri.

Në reagim thuhet se Shqipëria po përparon me hapa të shpejtë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa shton faktin se qeveria e tanishme është në rrugën e duhur duke transformuar sistemin e drejtësisë.

Qëndrimi i opozitës është kundërshtuar ashpër nga Parlamenti Europian. Ai shprehet se Parlamenti duhet të jetë platforma e vetme për diskutimin politik, ndërsa shprehet se me djegien e mandateve dhe me braktisjen e Kuvendit, opozita ka braktisur votuesit e tyre duke mos kontribuuar në afrimin e Shqipërisë me BE-në.

“Parlamenti shqiptar duhet të jetë platforma e vetme për diskutim politik. Deputetët e opozitës kanë tradhtuar votuesit e tyre duke hequr dorë nga mandatet e tyre dhe kanë provuar se opozita nuk po punon drejt afrimit të Shqipërisë me BE”, thuhet mes tjerash në reagimin e Macovei.

Sipas Macovei, veprimet e dhunshme ndaj institucioneve dhe deklaratat e politikanëve që nxisin dhunë, janë të papranueshme për demokracinë dhe vlerat evropiane.

Reagimi i plotë:

“Parlamenti Europian reagon per situaten politike ne Shqiperi. Deklarata nga Monika Makovei, drejtuese e delegacionit te Parlamentit Europian per Komitetin e Asoccim-Stabilizimit me Shqiperine.

Makovei: Ne kapacitetin tim si drejtuese e delegacionit te PE per shqiperine, besoj fort se shqiperia eshte duke bere progres drejt anetaresimit ne bashkimin europian dhe zbatimin e axhendes se reformave te BE-se.

Une besoj se qeveria aktuale eshte ne rrugen e duhur, ne transformimin e sistemit gjyeqesor te vendit. reforma ne drejtesi ka sjelle rezultate te prekshme ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.  Fatkeqesisht, veprimet e fundit te opozites rrezikojne te demtojne ritmin e ktyre reformave dhe po dergojne mesazhin e gabuar tek parneret europiane. Episodet e dhunshme ne te cilat, opozita ka sulmuar institucionet publike dhe gjuha qe nxit dhune, e perdorur nga lideret e opozites, eshte e paparanueshme per cdo demokraci europiane.

Parlamenti shqiptar duhet te jete platforma e vetme per zgjidhjet politike. Deputetet e opozites kane tradhetuar votuesit e tyre duke lene mandatet dhe kane vertetuar se opozita nuk po punon per ta zuar shqiperine me afer BE-se.  Duke iu referuar zgjedhjeve te 2017 dhe raporteve te OSBE-ODIHR si dhe vezhguesve te vendeve anetare te BE-se, ne e konsiderojme parlamentin shqiptar dhe qeverine plotesissht legjitime”, thuhet në reagim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb