TIRANE- Pas zërave që erdhën nga selia e PD-së, nga takimi që lideri opozitar, Lulzim Basha mbajti me aleatët, ku i informoi se kryeministri Edi Rama kishte refuzuar me çdo kusht shtyrjen e datës së zgjedhjeve pas 18 qershorit, vjen dhe reagimi nga maxhoranca.

Burime nga maxhoranca bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se data 18 qershor është brenda kornizës kushtetuese dhe për këtë fakt sipas tyre nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

Ndërkohë, burime nga PD bënë me dije për “BalkanWeb” se opozita ka rënë dakord për vettingun dhe ka dhënë ‘Ok’ për paketën McAllister. Kjo paketë kishte afatet kushtetuese ku parashikonte që zgjedhjet mund të mbaheshin deri në fund të korrikut.

ÇFARË PARASHIKON PAKETA MCALLISTER
1. Procesi zgjedhor të shtyhet për në datën 16 korrik.
2. Zëvendësimi i katër ministrave kyç të qeverisë, me persona teknikë të propozuar nga Kryeministri dhe të aprovuar nga opozita.
3. Paketë për zgjedhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit.
4. Kalimi i kreut të KQZ­së tek opozita, por shumicën në institucion do të vazhdojë ta mbajë maxhoranca.
5. Dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE-­së, pjesëmarrje të OJQ­ve në të gjithë këtë proces.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: