Që nga koha kur Man.City kaloi në pronësi të sheikëve, “qytetarët” kanë qenë një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve. Pep Guardiola dhe çdo trajner që ka qenë përpara tij kanë pasur në dispozicion një “çek të bardhë” por me sa duket kriza që ka sjell COVID-19 ka prekur edhe klubin britanik. Edhe në këtë merkato janari është folur se Man.City mund të afrojë një sulmuesi kalibri për të zëvendësuar Aguero por është vetë trajneri spanjoll që mbyll merkaton, të paktën për këtë sesion:

Esp La Maman De Pep Guardiola Decede Du Coronavirus Icon Spi 082 Ds Man Utd Man City,282345
Esp La Maman De Pep Guardiola Decede Du Coronavirus Icon Spi 082 Ds Man Utd Man City,282345

“Jo, nuk besoj se mund të vijnë lojtarë të tjerë, kjo pasi situata ekonomike është ajo që të gjithë e njohim. Të gjithë klubet po vuajnë krizën ekonomike, as ne nuk bëjmë përjashtim në këtë pjesë”, u shpreh Guardiola. Me Man.City janë lidhur disa lojtarë, nga më të rëndësishmit në qarkullim, si Lautaro Martinerz, Haaland apo së fundmi edhe Alaba por me sa duket sheikët nuk kanë ndërmend të bëjnë ndonjë goditje të bujshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb