TIRANE

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24 qytetarët kanë shprehur shqetësimet  e tyre. Një ditë pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta që është i gatshëm të sakrifikojë mandatin për të zgjidhur krizën në vend, qytetarët shprehen pro tij. Një qytetar mendon se Shqipëria po kalon disfatën më të madhe dhe se parlamenti po mbushet me kukulla.

Qytetari 1-Mirmëngjes zoti Bashkim. Emision të mbarë. Dëgjova deklaratën e Presidentit  se parlamenti është legjitim me 82 pjesëtare. Për mendimin tim deklaratat e presidentit është 1000 % e saktë. Kjo është disfata më e madhe e Shqipërisë që parlamenti po mbushet me kukulla. Ky është turp i botës.

Qytetari2-Përshëndetje Bashkim. Ne jemi te fabrika e çantave në Laprakë. Aty trajtohen punëtorët si mos më keq. Desha ta bëj publike këtë gjë, kam dëshirë që ta bësh publike.

Qytetari3-Alo. NeWs 24, faleminderit zoti Bashkim. Unë dua të bëj një denoncim të plotë. Për ndërtimin e tre hidrocentraleve te lumi Uraka. Kush e ka dhënë lënë lejen e ndërtimit dhe gjoja kanë marrë lejen. Nëse ka ardhur momenti me vdek ne kemi luftuar edhe kundër turkut.

Qytetari4-Alo, mirmëngjes më bëri përshtypje deklarata e Ilir Metës. Unë çuditem me PS-në që nuk e shkarkojnë akoma. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë të dy bashkë, duan të krijojnë destabilizim që Shqipëria mos të eci para.

Qytetari5-Mirmëngjes zoti Bashkim, nga Burreli të shqetësoj. Desha të bëj denoncim te rruga Burrel-Klos, po shkatërrohet çdo gjë. Është pluhuri i madh zoti  Bashkim, e ka lënë firma Geci që në dhjetor dhe akoma nuk ka ardhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb