TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta publikoi sot raportin shpjegues të cilin e ka diskutuar pak ditë më parë me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili qëndroi në Tiranë në një mision faktmbledhës për zhdekretimin e 30 qershorit.

Kreu i Shtetit teksa rendit arsyet se pse ndërhyri për zhdekretimin e 30 qershorit, tregon edhe ftesën që i drejtoi kryeministrit Rama, por ky i fundit nuk pranoi të shkonte në presidencë, ndërsa vijonte intesivisht fushatën për 30 qershorin. Siç thuhet në raport, ftesa e presidentit kishte si synim zhvillimin e një bisede për situatën politike që ishte krijuar në vend.

Ai tregon se Rama mohoi ftesën dhe këtë e bëri me një përgjigje përmes rrjeteve sociale, ndërsa shton se Basha e pranoi atë dhe takimi mes tyre u zhvillua tre ditë para zgjedhjeve, konkretisht në datën 27 qershor.

“Nëpërmjet një shkresë nr.2008 prot, datë 26.06 20199, Presidenti  i Republikës ftoi përsëri në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Kryeministri Rama refuzoi takimin me Presidentin  përmes komunikimit në rrjetet sociale. Ndërsa Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratik dhe udhëheqësi i Opozitës së bashkuar u takua me presidentin datë 27 qershor 20199, ora 09:00”-thuhet në raportin shpjegues të Kreut të Republikës.

Capture
Capture

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: