Armando Cungu dhe i gjithë ambienti kuksian, nuk e kanë kapërdirë humbjen ndaj Tiranës, disfatë shtëpiake ndaj një ekipi që po lufton për mbijetesë, e cila solli shkëputjen e Partizanit edhe më në krye të renditjes, me të kuqtë që tashmë janë 8 pikë para verilindorëve.

Ndaj trajneri Armando Cungu, i vënë nën presion së fundi dhe nga presidenti Gjici, i cili ka dhënë si ultimatum triumfin në përballjen ndaj Teutës së vendit të tretë ditën e premte, ka vendosur të ndryshojë formacionin.

I pari që bie në “gijotinën” e trajnerit shkodran është sulmuesi Vasil Shkurtaj. Shkurtaj, që iu bashkua verilindorëve në janar nga Luftëtari, nuk ka shënuar asnjë gol në 3 ndeshjet e para me fanellën e re. I trumbetuar si goditja e janarit, Shkurtaj spostoi në stol Rexhinaldon, me mozambikasin që krijoi jo pak rrëmujë me spostimin e hierarkisë brenda ekipit.

Ndaj, Cungu ka ndërmend të t’i besojë sërish fanellën e titullarit Rexhinaldos që në ndeshjen e radhës ndaj Teutës, duke bërë rrokadën në sulm, me Shkurtajn, i cili tashmë duhet të ulet në stol.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb