Në një intervistë për mediat greke, mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe ka nxjerrë në pah problemet financiare të Panathinaikosit, teksa tregon se disa lojtarë të skuadrës kishin 6-7 muaj pa u paguar. Pavarësisht mungesave të pagave, Kaçe tregon se ata jepnin 100 %.

“Disa lojtarë të Panathinaikosit kanë 6-7 muaj pa marrë rrogat. Në çdo ndeshje ata japin 100% përqind, ndërsa po të ishte dikush tjetër do të ishte larguar. Askush nuk do të qëndronte në skuadër e të jepte 100% duke e ndihmuar kaq shumë. Kjo është e dukshme në çdo ndeshje.

Këtu te Panathinaikos ishte një periudhë e vështirë, por të gjithë me ndihmuan që nga momenti i parë. Pavarësisht problemeve që kishin ata më ndihmuan për shumë gjëra dhe dua t’i falënderoj. Nuk e prisja një ndihmë të tillë duke parë situatën që po kalonte klubi”, u shpreh Kaçe.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kriza-te-panathinaikos-kace-lojtaret-kane-6-7-muaj-pa-marre-rrogen/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb