Qeveria e Moldavisë u rrëzua ditën e sotme pasi kryeministrja pro-perëndimore Natalia Gavrilita dha dorëheqjen pas 18 muajsh në pushtet, një periudhë e shënuar nga trazirat ekonomike dhe tensionet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Gavrilita tha në një konferencë shtypi se “ka ardhur koha që unë të njoftoj dorëheqjen time” dhe tha se askush nuk priste që qeveria e saj, e zgjedhur në verën e vitit 2021, “do të duhej të menaxhonte kaq shumë kriza të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë”.

Një varg i gjatë problemesh shënuan qeverisjene Gavrilitës pasi vendi me 2.5 milionë banorë ka vuajtur nga rritja e inflacionit dhe u tensionua vitin e kaluar nga një fluks refugjatësh ukrainas.

Ajo gjithashtu ka luftuar për t’u larguar nga gazi rus dhe është shqetësuar nga ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ajrore në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, pasi sistemi është i lidhur me Ukrainën fqinje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: