Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjaer, është besimplotë për të ardhmen e “Djajve të Kuq”. Norvegjezi nuk ka pikë dyshimi sa i takon merkatos që do të vijë dhe nuk beson se kriza e shkaktuar nga koronavirusi do të prekë arkat e klubit dhe do të kushtëzojë hyrjet që ai ka programuar për përforcimin e skuadrës.

“Futbolli do të ktheher në normalitet herët ose vonë dhe është e rëndësishme që të jemi gati. Duam të jemi më të mirët në gjithçka dhe tani kemi mundësi për të shpenzuar më shumë kohë për të diskutuar me lojtarët, të planifikojmë dhe të vlerësojmë atë që na duhet. Sigurisht, me pjesëtarët e stafit kemi parë ndeshjet, kemi vlerësuar dhe diskutuar çështjet nëpërmjet videothirrjeve. Sa i takon transferimeve, nuk e dimë sesi do të jetë situata. Nuk mund ta dimë se cilët klube do të shesin lojtarë. Ajo që unë di, është se Mançester Junajtid është një nga më të mëdhenjtë në aspektin financiar. Jam i sigurt se do të jemi në gjendje që të bëjmë merkaton që duam”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb