Manuel Nojer dhe Bajerni i Mynihut kanë përfunduar në llogore të kundërta sa i takon çështjes së rinovimit, me portierin e përfaqësueses së Gjermanisë që kërkon një kontratë më afatgjatë sesa ajo që i ka propozuar klubi bavarez. Por pavarësisht kësaj, trajneri Hansi Flik i ka idetë e qarta, teksa ka deklaruar për “Kicker”:

“Manuerl është lojtari ynë numër 1, nuk do të ndryshojë asgjë. Edhe Nubel e ka të qartë këtë dhe e di se do të ketë të njëjtin besim si të tjerët. Duam që ai të përmirësohet dhe ta dijë se kanë mjaft rëndësi paraqitjet”.

Tashmë, duket se me këtë deklaratë portieri i Shalkes mund të shkojë gjetkë për të fituar më shumë minuta dhe eksperiencë dhe se Nojeri do mbetet titullar, me përjashtim të ndonjë lëvizje të bujshme në verë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb