Zv/kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj gjatë një konference për shtyp ka sqaruar pse disa komponentë të bujqësisë kanë shënuar rënie në të dhënat e tremujorit të dytë të 2021.

Ahmetaj sqaron se bujqësia nuk paguan asnjë taksë, por ndikojnë çmimet e inputeve që përdoren nga sektori.

Ai theksoi ndër të tjerat se për Rimëkëmbjen ekonomike Shqipëria është ndër të parat në Europë kurse në 6 muajt e fundit është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Arben Ahmetaj: Përpara se të kaloj te bujqësia, siç e theksoi ministrja në volum ka rritje por është çmimi i imputeve, që ka influencuar dhe produktet në shitej.

Dua të ndaj me ju se në tremujorin e dytë Shqipëria renditet në Rimëkëmbje ndër të parat në Europë në raport me veten. Dua tju tregoj mesataren europiane. Edhe me rritjen 6-mujore Shqipëria është vendi i parë në rajon, në tremujorin e dytë jemi shumë afër me Malin e Zi. Mali i Zi pati një rënie 20% në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ne patëm 11%.

Sa i përket bujqësisë, dua të jemi drejtpërdrejtë, kontributi i bujqësisë në 1-2% kontribut rritje në vazhdimësi. Influenca e çmimeve bën  që të rikalibrohen rritja pozitive ose negative.

Do ju sjell një fakt shumë interesant, këtu ka një element që vjen nga viti 2008-2009, që ka të bëjë me statistikën jo të mbështetur në atë kohë, e bërë për PBB e dhe virtuale.

Kam një statistikë interesante të prodhimit të qumështit. Po të shohësh prodhimi i qumështit ka lëvizur në 1 milion, 1.1 milion ton nga 2013. Pavarësisht nga mbështetja rimbursimi, ka mbetur në ato nivele. Importi ka lëvizur në ato nivele, madje 2020 ka rënie të importit të qumështit qoftë nga 2018, 2019. Importi përbën 10-11% të konsumit, si ka mundësi që kanë rënë krerët e lopëve, ndërkohë që qumështi ka mbetur në trajektore konstante. Ka një element të korrigjimit statistikor, INSTAT EUROSTAT e kanë marrë përsipër. Kontributi jonë vjetor, bujqësia nuk paguan asnjë taksë. Kur diskutuam për politikë fiskale, kjo qeveri e ngarkon 0 me taksa bujqësinë, 0.

Gjithë efektet që vijnë për shkak të çmimeve të inputeve, dua të theksoj që bujqësia jonë ka ardhur në ekonomi shkalle. Ferma e madhe dhe e teknologjizuar nuk bëhet për 1 ditë, e ardhmja e bujqësisë nëse duam bujqësi të suksesshme.

 

Delina Ibrahimaj: Një efekt i përkohshëm nëse do të jetë i qëndrueshëm, çmimet flaktuojnë gjatë vitit dhe kanë efekte sezonale. Ka pasur një ecuri të qëndrueshme, dhe çmimet e konsumit dhe shportës nuk lidhen vetëm më bujqësinë.

E përmenda dhe faktin që bujqësia gjatë vitit të kaluar ka pasur ecuri pozitive, dhe negativen e ka pasur dhe efekti i bazës. Eksportet kanë ardhur në rritje dhe ambicia është të vijojë. Tregues të mirë për prodhimin vendas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb