Egli Tako, së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale në Instagram, ku ka zbuluar shumë pikëpyetje të ndjekësve në lidhje me jetën e saj personale.

Këtë periudhë, këngëtarja ka qëndruar shumë në heshtje duke e përqëndruar gjithë vëmendjen tek karriera e saj. Ajo nuk është parë shpesh as nën shoqërinë e partnerit të saj Olsi Bylykun duke i shtyrë ndjekësit të mendojnë se mbase dyshja po përjetojnë ndonjë krizë në çift.

Mirëpo Egli nuk ka lënë vend për dyshime duke vendosur pikat mbi “i”.

“A je zënë me Olsin”,-e ka pyetur drejtpërdrejtë një fans. Po kaq direkte ka qenë edhe përgjigjja e saj: “Jo”.

  • foto galeri

Egli dhe Olsi më parë shfaqeshin shpesh bashkë në rrjetet sociale, gjë të cilën së fundmi nuk e kemi parë. Një fans i çiftit është “shqetësuar” duke e pyetur këngëtaren: “Pse nuk po ju shohim me Olsin?”

Egli u shpreh se e gjitha kjo vjen si pasojë e angazhimeve të shumta që ka aktori së fundmi.

“Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,”-shkruan Tako.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: