Kriza e parë në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” për këtë sezon, mbase kriza e parë e vërtetë në 8 vitet e fundit, ka vënë në alarm drejtuesit e Juves të cilët nuk dëshirojnë ti lënë asgjë rastësisë por kanë nisur menjëherë punën për të projektuar sezonit e ardhshëm, gjithnjë nëse Sarri nuk bën ndonjë mrekulli dhe fiton Champions League. Rezultatet e fundit në Serie A por mbi të gjitha loja që po shfaq Juve ka bërë që Sarri të jetë i pari i cili rrezikon. Pa ngrohur mirë pankinën e tij, e ardhmja e Sarri është vënë në pikëpyetje teksa si hije pas tij qëndron një emër i madh, Pep Guardiola.

The Sun
The Sun

Sipas “The Sun”, Juve kërkon ti rikthehet edhe një herë negociatave me teknikun spanjoll, trajner që e kërkuan edhe verën e shkuar përpara se të përfundonin tek Sarri. Sipas të përditshmes britanike, presidenti Agnelli është i gatshëm ti plotësoj Guardiolës çdo dëshirë, si në aspektin ekonomik personal, kujtojmë që Guardiola përfiton tek Man.City 20 milion euro në sezon, ashtu dhe kërkesat e tij në merkato. Dhurata e parë për të do të ishte një gjigand si Virgil van Dijk.

Netherlands V England Uefa Nations League Semi Final
Netherlands V England Uefa Nations League Semi Final

Qendërmbrojtësi holandez pritet të jetë një nga objektivat kryesor të “Zonjës së Vjetër” për të formuar një dyshe me De Ligt, një projekt që mund të josh edhe Pep Guardiolën. Pas aventurës në Spanjë, Gjermani dhe Angli, Italia do të ishte destinacioni i radhës perfket për Guardiolën. Në Itali vetëm Juve mund të përmbush egon e tij, ndërsa do të kishte mundësi që pas Messit të trajnonte një tjetër lojtar të madh, C.Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb