Derbi i Madoninna-s ishte pasqyra më e qartë e krizës së madhe që ka mbërthyer Milanin, një ekip i transformuar brenda pak javësh. “Banda” e Piolit ka humbur shumë nga magjia e një viti më parë, javë pas javë largohen gjithnjë e më shumë nga objektivat sezonal. Nuk flitet më për titull, një diskutim i mbyllur kohë më parë, por tashmë janë në një situatën ku i duhet të luftojnë fort për të siguruar një vend në Champions League, objektivi i vetëm i mbetur në valle. Milani nuk njeh fitore që nga 4 janari, por pavarësisht shifrave, stafi drejtues vijon të besojë te Stafano Pioli.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport: Pioli është konfirmuar sërish në krye të “djallin”. Nëse Pioli nuk rrezikon, të paktën jo për momentin, një çështje më vete në shtëpinë e Milanit mbetet ajo e Rafael Leao-s. Talenti portugez e nisi derbin nga stoli, nuk arriti të linte asnjë gjurmë, duke bërë që palët të largohen gjithnjë e më shumë.

Rafael Leao Paolo Maldini
Rafael Leao Paolo Maldini

Gjithnjë sipas La Gazzetta-s, mes Leao dhe Milanit tashmë ka një hendek shumë të madh. Leao nuk është i kënaqur me 6,5 milionë euro në sezon, aq sa i ofron Milanin për rinovimin e kontratës, ndërsa kuqezinjtë nuk janë dakord me kërkesën e përfaqësueseve të Leao-s që kërkojnë të ulin klauzolën prej 150 milionë euro. Një tjetër çështje që i ndan është edhe borxhi prej 19 milionë euro që Leao i ka Sportingut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: