4 pikë në 5 javë, asnjë fitore, katër barazime dhe një humbje, janë shifra që tronditin jo pak Partizanin në këtë fillim sezoni. Askush nuk e imagjinonte një ecuri të tillë, me të kuqtë që e shohin vetëm shumë shpejt në kufijtë e një krize serioze.

Për momentin në kryeqytet nuk funksionon asgjë si duhet, nuk funksionin mbrojtja, kanë pësuar 5 gola në 5 ndeshje, nuk funksionin si duhet as sulmi, kanë shënuar vetëm 4 gola, të gjitha këto janë detaje dhe shifra që konfirmojnë qartësisht momentin negativ që po kalojnë.

Kukësi ishte një tjetër prove e fortë për ekipin e Ilir Dajës, një tjetër ndeshje ku nuk arritën të dilnin me pikë të plota. Tashmë tek Partizani nuk mjafton më të mos humbasësh, kërkohet fitorja me çdo kusht për të mos zhytur edhe më shumë ekipin në krizë.

Drejtori Rama dhe stafi drejtues po përpiqen t’i japin një shtysë ekipit, për të kuptuar se çfarë nuk shkon ndërsa trajnerit Daja i duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë pasi kalendari i rezervon derbin e kryeqytetit, një sfidë që mund të ndryshojë rrjedhën e sezonit ose mund të sjell pasoja akoma më të rënda ku i gjithë projekti me Ilir Dajën në stol është në dyshim të fortë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb