Tifozët e Real Madrid kanë humbur durimin pas humbjes së pësuar nga Schlake duke kërkuar tashmë me zë të lartë largimin e Carlo Ancelotti-it. Në Spanjë ka shpërthyer një revoltë në rrjetet sociale ku tifozët nuk bëjnë lojëra fjalësh por janë të drejtë për drejtë, (#Ancelotti largohu). Edhe të përditshmet spanjollë nuk e kanë pritur mirë humbjen e pësuar në “Bernabeu”. Ajo skuadër perfekte që fitonte gjithçka është një kujtim i largët, kjo e kushtëzuar dhe nga mungesa e disa lojtarëve kyç si Sergo Ramos, James Rodriguez apo Modric, mgjth tifozët e kanë me trajnerin Ancelotti, i cili vijon ti qëndrojë besnik modulit 4-3-3. Përpara ndeshjes me Schalke, Ancelotti ishte shprehur: “Bale, Benzema, Ronaldo nuk preken”. Ja që humbja nuk vonoje me Bale që ishte një nga lojtarët më të dobët në fushë. Vërshëllimat gjatë ndeshjes dhe kontestimi i tifozëve në përfundim nuk i kanë lënë një shije të mirë Ronaldo-s i cili në përfundim të takimit u shpreh: “Unë nuk flas më deri në fund të sezonit”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb