Detaje t reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Vareze të Italisë, ku një burrë shqiptar, 46 vjec sulmoi me armë zjarri dhe thikë gruan e tij, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja është zbuluar fillimisht nga 3 pensionistë, të cilët kanë ndërhyrë duke shpëtuar gruan nga duart e të shoqit.

Sipas forcave të policisë, gruaja rreth të 40-tave, mbeti e plagosur fillimisht nga një goditje pistolete në qafë, dhe më pas u qëllua me thikë në krah dhe në gjoks.

Gjithcka mendohet se ka ndodhur si shkak i një krize xhelozie, ndërsa ishin bashkë në një makinë në Malnate (Vareze).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb