Kroacia ka raportuar 36 vdekje të tjera nga koronavirusi dhe 4.226 infeksione të reja nga rreth 12.000 testime të kryera në terren.

Nga 21.740 infeksione aktive, 2.066 persona ndodhen në spital, 266 prej të cilëve me respiratorë, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile. Kroacia ka regjistruar gjithsej 682.759 raste me koronavirus. 12.126 raste kanë përfunduar me fatalitet.

55.37 për qind e popullsisë dhe 65.99 për qind e të rriturve janë vaksinuar me të paktën një dozë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb