Një grup zhytësish kroatë kanë gjetur në reliket e anijes ”Re d’Italia”, e mbytur në detin Adriatik në vitin 1866, gjatë betejës së famshme detare të Lissas, një kasaforte që ndoshta përmban një pasuri prej miliona eurosh, njoftoi media kroate.

Sipas një legjende, thuhet se në momentin e mbytjes, anija trasportonte një ngarkesë ari që do të duhej të shërbente për shpenzimet e qeverisë provizore italiane në Dalmaci, në rast të fitores së marinës italiane kundër Austrisë, gjatë së ashtuquajturës Lufta e Tretë për Pavarësi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: