Klinika për sëmundje infektive “Dr. Fran Mihaljeviç” në Zagreb, të shtunën konfirmoi edhe një rast të një personi të prekur nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 12 numrin e rasteve të të infektuarve me virusin.

Rasti i fundit ka qenë kontakt i ngushtë i një pacienti tjetër me COVID-19 në Varazhdin, theksoi në një deklaratë të jashtëzakonshme Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë.

I zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi ka marrë jetën e rreth 3.500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar 100 mijë vetë.

OBSH, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb