Kjo javë në Kroaci ka vënë përballë dy ekipe që këtë sezon synojnë titullin kampion. Hajduku i Splitit ka sfiduar në shtëpi Rijekën, por pavarësisht kësaj në fund rezultati nuk shkoj më shumë se një barazim 1-1. Në fund të takimit ajo që bëri më shumë përshtypje nuk ishte rezultati, por koret raciste ndaj popullit serb.

Tifogrupet ultras të të dyja skuadrave, “Torcida” e Splitit dhe “Armada” e Rijekës, kanë kënduar në kor “Vrisni serbët, vrisni serbët”. Mbetet për t’u parë nëse Federata Kroate e Futbollit do të marrë ndonjë vendim në lidhje me këto sjellje të dënueshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb