Sipas të dhënave të shtabit të Mbrojtjes Civile në Kroaci edhe sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirusin e ri (COVID-19).

Shtabi i Mbrojtjes Civile nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19, por njoftoi vdekjen e një personi të prekur nga koronavirusi. Kështu, numri i të vdekurve të regjistruar nga COVID-19, që prej shpërthimit të pandemisë arriti në 101.

Në katër ditët e kaluara, Kroacia ka pasur vetëm një rast të regjistruar me koronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 ka arritur në 2 244, ku 42 persona janë në spital, pesë prej të cilëve në terapi intensive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: