Në 24 orët e fundit në Kroaci u regjistruan 1 563 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 13 të vdekur.

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci ka arritur në 7 380. Midis tyre, 661 pacientë ndodhen në spital, nga të cilët 46 janë në kujdes intensiv.

“Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 29 850 persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët 406 kanë humbur jetën dhe 22 064 janë shëruar, prej të cilëve 629 në 24 orët e fundit”, njoftoi Selia e Mbrojtjes Civile.

Aktualisht 25 620 persona janë në vetizolim. Deri më tani, një total prej 421 648 persona janë testuar, nga të cilët 6 874 në 24 orët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: