KROACI-Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në qytetin Split të Kroacisë.

Një aeroplan i vogël sportiv i kompanisë “European Costal Airlines“ me 3 veta në bord është rrëzuar në afërsi të bregdetit ku ndodheshin shumë turistë.

Ekipet e shpëtimit gjetën në një distancë të largët trupat e dy viktimave, ndërsa personi i tretë është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit të vogël, por turistë në vendngjarje thanë se aeroplani fluturoi normalisht, ndërsa papritur humbi kontrollin dhe u rrëzua.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb