Sipas rezultateve të anketave dalëse (Exit Poll), Zoran Milanoviç nga radhët e Partisë Social Demokrate (SDP), kryeson në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci.

Procesi i votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përfundoi në ora 19.00.

Në garën presidenciale morën pjesë presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç, si kandidate e Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ) dhe ish-kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç nga radhët e Partisë Social Demokrate (SDP).

Këto kandidatë fituan numrin më të madh të votave në rrethin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 22 dhjetor 2019.

Anketat e para dalëse tregojnë se Milanovic ka fituar 53,25 për qind të votave, ndërsa Kitaroviç 46,75 për qind.

Bëhet e ditur se në këto rezultate nuk janë shtuar votat e realizuara jashtë vendit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (DIP), rezultatet jozyrtare pritet t’i publikoj para mesnatës.

Ndërkohë, në zgjedhje deri në ora 16.30 kanë marrë pjesë 43,52 për qind të votuesve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb