Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se i pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë me zhgënjime, përpara se të arrihet paqja në Afganistan, duke patur parasysh brishtësinë e marrëveshjes së arritur mes SHBA-së dhe talebanëve.

 

“Rruga drejt paqes do të jetë e gjatë dhe e vështirë dhe ne duhet të përgatitemi për zhgënjime”, tha ai gjatë një interviste në Zagreb, ku mori pjesë në një takim të ministrave europianë të Mbrojtjes.

Procesi i paqes në Afganistan duket gjithnjë e më hipotetik pas vendimit të talebanëve për t’i dhënë fund armëpushimit të pjesshëm, që mundësoi marrëveshjen e arritur më 29 shkurt në Doha me SHBA-në.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb