Një grua britanike 46 vjeçare, Kay Longstaff, është shpëtuar nga rojet bregdetare kroate pasi ka kaluar 10 orë në ujërat e Adriatikut.
Turistja gjendej në bordin e anijes kroçere të Norwegian Star, e cila ishte drejtuar në Venezia, kur ka rënë në ujë për arsye ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e të shtunës. Ajo ndodhet në spitalin e Pulas dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Alarmi është lëshuar gjatë natës, pasi është gjetur çanta me pasaportën e saj në bordin e anijes.

Ekuipazhi ka filluar menjëherë kërkimet dhe sipas asaj që raporton DailyMail mjeti ka lundruar disa herë në vendin ku mendohej se mund të ndodhej gruaja, por ka qenë e kotë.

Në vend ka ndërhyrë edhe një anije e rojeve detare kroate. Incidenti ka ndodhur rreth 60 milje nga brigjet e Kroacisë. Gruaja është gjetur mëngjesin e të dielës, pas 10 orësh kërkime në det, rreth një milje nga ku ajo kishte përfunduar në det. Sipas forcave të ndihmës së shpejtë 46-vjeçarja ka mbijetuar fale yogës dhe ka arritur të mos ndjejë ftohtë duke kënduar gjatë gjithë natës.

Ajo është transferuar në spitalin e Pula-s dhe ka dalë disa orë më pas. Për rastin është njoftuar edhe ambasada britanike në Kroaci.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb