Kroacia për të dytën herë me radhë ka bllokuar nisjen e procedurës e cila do të çojë deri tek hapja e kapitullit për drejtësi, atij me numrin rendor 23, në negociatat e Serbisë për anëtarësimin e saj në BE. Kështu Kroacia edhe një herë ka dëshmuar se mendon seriozisht kur kërkon që të respektohen disa kërkesa të saj që kanë të bëjnë me përballjen e Serbisë me të kaluarën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga Kroacia vetëm është thënë se “pasi nuk ka pasur përparim ne nuk kemi ndryshuar qëndrimin tonë” dhe kështu BE-ja nuk ka mundur të bëjë hapin e saj të radhës në këtë proces.

Negociatat në kapitullin 23, atë që ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat themelore, BE-ja mendon t’i hapë sa më herët në proces në mënyrë që të ketë më shumë kohë për përmbushjen e kritereve për mbylljen e saj.

Komisioni Evropian ka përpiluar një raport të vlerësimit të kritereve për hapjen e negociatave për këtë kapitull, por, edhe pse këtë e kanë miratuar 27 vendet e tjera anëtare, Kroacia nuk e ka bërë këtë me çka e mban të bllokuar edhe hapjen e këtij kapitulli.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: