ZAGREB– Kroacia do të trajtojë çështjen e dëmeve të luftës gjatë një vizite të presidentit serb, Aleksander Vuçiç javën e ardhshme, deklaroi sot në Zagreb, kryeministri konservator, Andrej Plenkoviç.

“Vizita e presidentit Vuçiç do të jetë një mundësi për të diskutuar çështjen e pretendimeve për kompensimin e dëmeve të luftës”, deklaroi Plenkoviç.

Kroacia dhe Serbia janë dy nga gjashtë republikat e ish-Jugosllavisë dhe armiqtë e luftërave të viteve 1990, që përfunduan pas ndarjes së federatës në 1991.

Konflikti mes dy vendeve përfundoi në 1995 me humbjen e kryengritësve serbë të mbështetur nga Beogradi, por marrëdhëniet e tyre kanë vazhduar të jenë të tensionuara.

“Traktati për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve i vitit 2006 që duhej të ishte ndjekur brenda gjashtë muajve nga një marrëveshje specifike për kompensimin e pronave të shkatërruara dhe të dëmtuara nuk arriti të nënshkruhej asnjëherë”, tha Plenkoviç.

Midis shumë çështjeve të tjera të hapura do të përfshihen, të drejtat e pakicave, personat e shpallur të humbur gjatë luftës, mosmarrëveshjet kufitare, bashkëpunimi në drejtësi dhe kthimi i pasurive të përvetësuara.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: